Hapesirat tona
Nje qender moderne e organizuar ne baze te teknologjise se fundit e cila mundeson keshillimin, diagnostikimin dhe funksionimin e klinikes one-stop.
Sisteme pamore dhe degjimore te disponueshme ne klinike per te ofruar keshtu shfaqjen e nderhyrjeve ne CD-DVD dhe shpjegimin e procedures gruas se operuar.
Aparatura per nje diagnostikim te plote dhe venia ne praktike e nderhyrjeve kirurgjikale hysteroskopikisht, ku dhe gruas se operuar I krijohet mundesia qe te largohet nga klinika pak ore pas nderhyrjes .
Sherbimet tona
Endogjinekologjia perben nje qender te vecante te laparoskopise kirurgjikale sikurse dhe te keshillimit te gruas per tema qe kane te bejne me zgjidhjen kirurgjikale. Keshillimi ka te beje me simptomatologjine e gruas dhe diagnostikimin e mundshem rreth patologjise ose patologjive te cilat shkaktojne keto simptomatologji.Vazhdon ndjekja me menyra te ndryshme klinike , hematologjike diagnostikuese si Echo ose Rezonance Manjetike (MRI).
Ne raste te vecanta ku kerkohen ekzaminime te te detajuara si psh te shikohet pjesa e brendshme e mitres (endometri) kryhen nderhyrje te vogla me metoda te vacanta sikurse dhe Echo specifike. Vendosja e diagnozes dhe zgjidhja e rastit behet gjithmone me baze te zhvillimeve te reja mjekesore. Ne rastet kur kerkohet nderhyrje kirurgjikale ajo do te ndiqet gjithmone nga nje pergatitje preoperatore. Operacioni programohet dhe kryet nga ekipi i specializuar i kirurgeve me nje eksperience te cmuar ne fushen e nderhyrjeve laparoskopike ne gjinekologji. Ekipi i mjekeve eshte gjithnje disponibel per keshilla ose pyetje te ndryshme qe mund te shfaqen postoperacionit, sikurse kryen dhe ndjekjen intensive te gruas se operuar.
Kur kemi raste te cilat kerkojne nje mendim te dyte rreth diagnozes, prognozes dhe per zgjidhjen e mundshme kirurgjikale te patologjise qe ka, atehere ndjekja e rastit do te vazhdoje te kryet pa u programuar ende nderhyrja kirurgjikale.
Nderhyrjet kirurgjikale te cilat mund te realizohen:
- Laparoskopi diagnostikuese ne rastin e dhimbjes
- Heqja e kistit jashte mitres laparoskopikisht
- Heqja laparoskopike e kistit te vezores
- Heqja laparoskopike e inomiomave
- Hysterektomi laparoskopike
- Laparoskopi onkologjike
- Laparoskopi ne rastin e prolapsit te mitres – vagines
- Trajtimi I urinimit te pavullnetshem laparoskopikisht
- Trajtimi laparoskopikisht I endometriozes
- Trajtimi me hysteroskop
- Heqja e inomiomave me hysteroskop
- Heqja e polipeve me hysteroskop
- Heqja me hysteroskop I diafragmes se mitres
- Trajtimi I hemorragjjise gjate ciklit me hysteroskop
Diagnostikimi i menjehershem dhe terapia
- One-stop Clinic: perfshin ekzaminimin klinik, Echon dhe hysteroskopine per te diagnostikuar patologjite e brendshme te kaviteit te mitres te cilat jane shkaktare per hemoragjite anormale dhe cikel menstrual te veshtire.Ne rastin kur jane te pranishem polipet atehere behet heqja e tyre dhe biopsia.
Keshillimi on-line
- Mundesimi i dergimit te te dhenave, rezultateve dhe plotesimi i formularit mbi historikun e semundjes krijon hapesiren e marrjes se informacionit nga ekipi jone ndermjet rrjetit elektronik rreth diagnozes dhe trajtimit te patologjise qe ju interesoheni